LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Ekziston arsye ekonomike për rritjen e akcizës së lëndëve djegëse

Bekteshi: Ekziston arsye ekonomike për rritjen e akcizës së lëndëve djegëse

“Ekziston arsye ekonomike për rritjen e akcizës së lëndëve djegëse dhe nëse sillet propozim nga ana e Ministrisë së Financave në Qeveri për rritjen e akcizës qoftë për dy ose tre denarë, ne si Ministri e Ekonomisë do ta mbështesim”, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën për media.

“Si ministër i Ekonomisë kompetent për energjetikë dhe duke pasur parasysh analizën e Ministrisë së Financave, por edhe trendet te fqinjët tanë dhe rënien e çmimit në bursat botërore për momentin ka arsye ekonomike për rritjen e akcizës. Por, njëkohësisht ka edhe mekanizëm me atë që për momentin kur do të rriten çmimet automatikisht do të ulet akciza”, tha Bekteshi në pyetjen e gazetarëve se kur Qeveria do të sjellë vendim për propozim masat e Odës Ekonomike për barazim të çmimit të vajit ekstra të lehtë me dizelin dhe për rritjen për dy denarë të akcizës për benzinën pa plumb dhe dizelit.


Ai sqaroi edhe se sot e ka marrë analizën e çmimeve të lëndëve djegëse në rajon ku krahasuar me çmimet te ne, ato janë më të larta edhe atë në Shqipëri për shembull, çmimi i karburanteve është 37 denarë më i lartë, në Kosovë për 28 denarë, ndërsa në Serbi për 33 denarë.

“Për këtë ne si Ministri e Ekonomisë duhet t’iu dalim në ndihmë edhe Ministrisë së Financave, por edhe qëndrimi ynë është se ne nuk duhet të kujdesemi vetëm për anën e shpenzimeve në buxhet, por njëkohësisht duhet të kujdesemi edhe për anën e të ardhurave. Që domethënë se ka arsye ekonomike dhe me këtë, nëse sillet propozim nga Ministria e Financave në Qeveri për rritjen e akcizës qoftë për dy ose tre denarë, ne si Ministri e Ekonomisë do ta mbështesim, kuptohet me mekanizimin që nëse çmimet në bursat botërore rriten akciza të ulet”, tha Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori