Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar masakrat që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.
Përmes një shkrimi ai ka thënë se “për fat të keq, autorët e krimit dhe planifikuesit e tyre, mbetën ende të pandëshkuar”.
“Ndjej keqardhje që nuk kam mundur të jem i pranishëm në secilën vatër të lirisë tonë, për të shprehur respekt për secilin hero, secilin dëshmor e martir të kombit, njëherësh, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e përkujtimit të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.
Shkrimi i plotë
“Muaji Mars, na gjen pranë familjeve që humbën më të dashurit e vet, në luftën Çlirimtare. Këtë muaj, filloi fundi i okupimit serb, por njëherësh, gjithandej Republikës tonë, përkujtuam masakrat barbare të okupatorit, ku në mesin e të vrarëve, kishte shumë fëmijë, gra e pleq.
Pas përkujtimit të dhimbshëm të masakrës së Likoshanit e Çirezit dhe qëndresës shembullore të Prekazit, vijuam me kujtimin e masakrës në Beleg dhe Irzniq, Masakra e Fushë Kosovës, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël, familjar e bashkëfshatar të filozofit të lirisë së Kosovës, Prof. Ukshin Hotit.
Izbica është një nga kapitujt e tmerrit dhe tragjik, u vranë 147 qytetarët duarthatë, nga disa fshatra të komunës tonë, edhe nga Leqina, Kllodërnica, Buroja, Padalishta, Morina, Ujmiri e Kërrnica. Me dhimbje u përkujtua Suhareka, ku familja Berisha humbi 50 anëtarë të familjes.
Të paharrueshëm janë 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit. Masakra e tregut të Mitrovicës, për t’u mbyllur Marsi me masakrën në Burim të Malishevës, ku janë vrarë e masakruar 42 qytetar të pafajshëm, kryesisht nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup.
Marsi po ashtu, ishte dëshmitar i trimave të Gllogjanit përball armikut shekullor serb. Çlirimtarët u gjetën në pikën e fuqishme të saj, në pikën e qëndresës, duke u bërë shembull për të gjithë atdhedashësit se liria nuk do të negociohet me okupatorin serb.
Në shumë raste, jo vetëm vrasja, por edhe varrimi dhe zhvarrimi i tyre, është plagë shtesë për të gjithë neve. Për fat të keq, autorët e krimit dhe planifikuesit e tyre, mbetën ende të pandëshkuar.
Përkujtuam në të njëjtën kohë heroizmin e ushtarëve të UÇK-së, por edhe dëshmorët e martirët që nuk iu nënshtruan barbarisë serbe që tronditën jo vetëm kombin tonë, por edhe opinionin ndërkombëtar.
Ndjej keqardhje që nuk kam mundur të jem i pranishëm në secilën vatër të lirisë tonë, për të shprehur respekt për secilin hero, secilin dëshmor e martir të kombit, njëherësh, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e përkujtimit të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.
Përjetësisht krenar me jetën e veprën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi të gjithë të rënëve për çlirimin e vendit!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbi 2500 gjoba për shkelje të rregullave në trafik gjatë fundjavës

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

Ndalohet një person nga Kumanova i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur

Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren - gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

Përditësohet sërish lista e çmimeve të barnave – rritet kostoja e disa ilaçeve, të tjerat mbesin të njëjta

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Dhunohet një grua në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje