LAJMI I FUNDIT:

Bejta: Asnjë parti shqiptare nuk bën koalicion me OBRM-PDUKM-në edhe nëse ka zgjedhje të reja (Video)

Bejta: Asnjë parti shqiptare nuk bën koalicion me OBRM-PDUKM-në edhe nëse ka zgjedhje të reja (Video)

Gruevski duhet ti dëgjoj ndërkombëtarët dhe ta respektojë demokracinë, deklaroi nënkryetari i BDI-së, Nëvzat Bejta, në emisionin “10 Minuta”. Sipas tij, edhe po të mbahen zgjedhje të reja, nuk ka parti shqiptare që do të koaliciononte me një strukturë politike anti-shqiptare, siç është OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, OBRM-PDUKM-ja mund të ketë rezultate edhe më të dobëta. Përsëri vendos shumica e deputeteve. Unë nuk besoj që ndonjë parti politike shqiptare edhe pas zgjedhjeve të reja do ta ndryshonte mendimin, me një fjalor të tillë të OBRM-PDUKM-së”, tha Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.

Lidhur me mundësinë që ministrat e partisë së tij të japin dorëheqje nga qeveria, ai tha se kjo nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në krizën politike.


“Një prej mundësive ishte që të japin dorëheqje ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Nëse bëhet një gjë e tillë, ne vijmë në kundërshtim me procedurat ligjore të zgjedhjeve të ministrave, sepse ministrat janë zgjedhur në kuvend me vota të deputeteve. Dhe edhe nëse ata japin dorëheqje, përsëri dorëheqja e tyre duhet të votohet në organin i cili i ka zgjedhur”, shtoi Bejta.

Bejta foli edhe për skadimin e mandatit të kryetarëve të komunave, si dhe për funksionimin në të ardhmen, nëse nuk mbahen zgjedhjet lokale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori