Valon Behrami e ka quajtur Napolin një prej ekipeve më spektakolare në Evropë, ndërsa Maurizio Sarrin si një hap i përmirësimit në raport me Rafael Benitezin.

Mesfushori shqiptar, i cili ka luajtur për Partenopei, aktualisht luan te Watfordi, nën urdhrat e një tjetër heroi të napolitanëve, trajnerin Walter Mazzarri.


“Gjithmonë e shikoj Napolin, sepse është një prej ekipeve më spektakolare në Evropë”.

“Nuk kam pasur dyshime, atyre u nevojitej një trajner si Sarri për të ndryshuar gjithçka, sepse cilësia ekzistonte. Titulli është vetëm çështje kohe”.

“Mendoj se është e dukshme nga rezultatet dhe paraqitjet se Sarri e ka transformuar Napolin nga epoka e Benitezit, duke nxjerrë në pah cilësinë”, ka deklaruar futbollisti që e përfaqëson Zvicrën për Radio Crc. /Telegrafi/

telegrafi sport app