LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli tregon pse organizoi darkë për ministrat dhe për liderët e vendit (Video)

Behgjet Pacolli tregon pse organizoi darkë për ministrat dhe për liderët e vendit (Video)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli mblodhi kabinetin qeveritar dhe liderët tjerë shtetëror në vilën e tij në Hajvali, në një darkë që u tha se ishte jozyrtare.

Njëri nga pjesëmarrësit kryesor në mbledhinë e pazakontë, tha se me këtë rast u fol për punë të mëdha të shtetit, por jo se pati vendime.

Sipas Pacollit, pati edhe një arsye tjetër, të fortë pse u organizua kjo darkë, njofton Klan Kosova.


“Normalisht duke parë numrin e madh të ministrave kam preferu që të kursej buxhetin e Kosovës dhe ata kolegë t’i ftoj në shtëpi. Kanë qenë mysafirët e mi”, tha ai për Klan Kosovën.

Theksoi se mbrëmë nuk u mor asnjë vendim.

“Asnjë mënyrë nuk është vendos apo diskutu apo votu siç e kanë interpretu mediat”, tha Pacolli.

Por shumëkush e kritikoi këtë darkë, duke thënë se ky luks që e bëjnë pushtetarët bie ndesh me standardin e popullatës.