Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është përgjegjës për organizimin e Kupës Botërore të çmendur të Ballonit.

Ngjarja përuruese e mbajtur në Spanjë u fitua nga Peru javën e kaluar - dhe pikat kryesore janë diçka që duhet shikuar.


I famshmi në internet Ibai Llanos që bashkë-organizoi ngjarjen me mbrojtësin 34-vjeçar të Barçës, Pique.

Screenshot 1 72

Rregullat për turneun janë të thjeshta - mos lejoni që tullumbace të prekë dyshemenë.

Por, konkurrenca është e ndërlikuar, pasi ka një numër të pengesave të mbushura përreth hapësirës, me një video të postuar në Twitter nga theScore esports.

Njëra prej tyre përfshin një veturë - si dhe divane, tavolina, karrige dhe pothuajse gjithçka tjetër që mund të imagjinoni, madje ka edhe një tub gjigante.

Screenshot 2 56

Sa herë që një garues lejon që tullumbace të prekë dyshemenë kundërshtarit të tij i jepet një pikë.

Dhe ngjarja u fitua nga peruani, Francesco de la Cruz, i cili mundi Jan Spiess të Gjermanisë me rezultat 6-2 në finale.

Organizatori Pique ishte dukshëm i kënaqur me mënyrën se si u zhvillua turneu me 32 skuadra, duke thënë: "Ishte e mahnitshme, është diçka krejtësisht e ndryshme”.

Screenshot 5 31

"Ndonjëherë ju duhet të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të provoni gjëra të reja".

Frymëzimi për ngjarjen erdhi nga vëllezërit dhe motrat Antonio, Diego dhe Isabel Arrendondo, të cilët postuan video duke luajtur lojën argëtuese në TikTok e cila më vonë u bë virale.

Disi loja pastaj përparoi më tej, për të pasur turneun e vet të Kupës së Botës. /Telegrafi/

https://twitter.com/theScoreesports/status/1449069435315269633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1449069435315269633%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.thesun.co.uk%2Fsport%2F16456654%2Fballoon-world-cup-peru-barcelona-gerard-pique%2F

telegrafi sport app