Bëhet virale festa e Mourinhos pas fitores së Romës ndaj Sassuolos

Giallorossët janë liderë në Serie A me tri fitore pas po aq ndeshjesh të zhvilluara, ndërsa statistikë të ngjashme kanë edhe Milani dhe Napoli.
Ndeshja ndaj Sassuolos ishte e njëmijta në karrierën e portugezit, ndërsa Roma fitoi me rezultat 2-1, me golin e fitores të shënuar nga Stephan El Shaarawy.
Festa e ‘Special One’ është bërë virale në rrejtët sociale, nga momenti kur trajneri vrapoi për t’i përqafuar lojtarët përballë Curva Sud.
Hashtagu #Mourinho1000 ka marrë shpërndarje të shumta, ndërsa Mourinho e kishte pranuar se nuk deshi ta humbte ndeshjen e tij të 1.000 në karrierë.
Roma e nderoi trajnerin pas fitores, ndërsa edhe klubet e kaluara, Chelsea, Manchester United e Tottenham Hotspur, bënë disa postime në nder të trajnerit. /Telegrafi/
https://twitter.com/_cm_punk_/status/1437359808059895810?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1437359808059895810%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Ftwitter-goes-wild-as-mourinho-runs-down-the-touchline-to-celebrate-roma-win%2F






















































