Beckham nuk do të pozojë me Jolien

Pasi Beckham zbuloi reklamën e re të tij ‘të nxehtë’ për markën Emporio Armani, u spekulua se menaxherët e kompanisë së veshjeve dëshironin ta bashkonin atë me Jolien për një kampanjë ekskluzive të pllakateve, por futbollisti i ka mohuar këto.
”Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Mendoj se është diçka e nxjerrë nga shtypi. Ajo është një person i shkëlqyeshëm si edhe Brad Pitt. Ata janë një çift i jashtëzakonshëm, kanë një familje të mrekullueshme. Ju e dini se ajo nuk do ta bënte dhe unë nuk do ta bëja. Në fund të fundit, nuk do ta bëja sepse jam i martuar”, ka thënë Beckham.
Nga
Telegrafi
14/07/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































