LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Unë ‘vdes’ për ushqimet tradicionale shqiptare, di si t’i gatuaj ushqimet tona dhe i bëj shumë shpesh

Bebe Rexha: Unë ‘vdes’ për ushqimet tradicionale shqiptare, di si t’i gatuaj ushqimet tona dhe i bëj shumë shpesh

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë së fundmi për Telegrafin, këngëtarja me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, ka folur për suksesin e këtij albumi, për të cilin ndjehet më se krenare që tani është në duart e publikut.

“U deshën rreth tri vjet që ky album të vinte, dhe unë jam aq e lumtur që tani ka dalë. Kam punuar aq shumë për të. Unë jam shumë mirënjohëse për të. Jam shumë e lumtur për muzikën e re – sepse bërja e muzikës është pasioni im i parë, kështu që ju e dini këtë”, ka thënë Bebe Rexha për Telegrafin.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

E pyetur rreth traditave dhe kulturës së saj shqiptare, 31-vjeçarja është shprehur se është fanatike e gatimeve tradicionale shqiptare.

“O Zot i madh, unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj. Gjatë karantinës në të vërtetë po mësoja si ta gatuaja. Unë nuk bëra një punë edhe aq të shkëlqyeshme, por ishte në rregull. Por ju e dini, unë gatuaj pjesën më të madhe të kohës vetë, dhe vërtetë e dua ushqimin shqiptar. Unë e dua gatimin, si dashurinë”, ka thënë artistja shqiptare.

Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend
Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

Bebe Rexha tha se gatimi është një mënyrë e mirë shpërqendrimi, për të gjithë ata që mund të jenë të preokupuar nga mendime të ndryshme të pa dëshiruara, që vijnë si pasojë e problemeve nga shëndeti mendor.

Është pikërisht kjo tema që përshkruan të gjitha këngët e albumit të saj të dytë, zhanri i të cilit është “dark pop”, me këngë që në fokus kanë ndërgjegjësimin me personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori