Të enjten, amfAR Gala Cannes 2023 e sponsorizuar nga Aston Martin, u zhvillua në Hotelin legjendar “Du Cap Eden Roc Cap D’Antibes”, në Francë.
Dhe Bebe Rexha, 33 vjeçe, ishte e ftuar speciale për të performuar në eventin e mbushur me plot yje të Holyywoodit, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e veshur me një kostum të ngushtë me mëngë të gjata dhe një pjesë të përparme të ulët, e cila me qëllim e la në dukje dekoltenë e saj.
Përderisa interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha, Bebe Rexha mahniti me paraqitjen e saj, gjersa për aksesorë kishte zgjedhur një gjerdan të gravruar me emrin e saj.
Duke kompletuar pamjen e saj të performancës, superylli kishte të aplikuar në fytyrë një makijazh të rëndë të kompletuar me rimelin blu, teksa i kishte lënë flokët e saj bionde në valë të lirshme.
Mbretëresha Latifah shërbeu si nikoqire e asaj nate që është festa më e madhe gjatë Festivalit vjetor të Filmit në Kanë, dhe e cila mbledh miliona dollarë për kërkimin dhe ndërgjegjësimin për HIV dhe AIDS.
Të ftuarit shijuan performanca muzikore nga: Halsey, Adam Lambert, Bebe Rexha dhe Gladys Knight, ndërsa pinin tequila “Clase Azul Gold” dhe “Reposado” nga marka e parë e pijeve luksoze në Meksikë.
“Clase Azul” është marka e parë e pijeve alkoolike luksoze në Meksikë dhe krijuese e “Clase Azul Reposado” që të ftuarit e famshëm do të pinë në festë.
Shitet me pakicë nga 220 funte dhe është në dispozicion për t’u blerë në: Selfridges, Harvey Nichols dhe Harrods, si dhe në baret, restorantet dhe klubet e anëtarëve më të mirë në botë.
Mbrëmja gala e mrekullueshme e amfAR përfshinte gjithashtu një shfaqje mode të kuruar nga Carine Roitfeld dhe një ankand për mbledhjen e fondeve nga Simon de Pury.
Të përfshira në ankand ishin vepra më e fundit e Cecily Brown – e krijuar posaçërisht për amfAR – dhe një vepër arti e nënshkruar e Damien Hirst e Leonardo DiCaprios në vitin 2016.
Ndër bashkëkryesuesit e amfAR Gala Cannes janë: Angela Bassett, Kate Beckinsale, Robert De Niro, Ethan Hawke, Scarlett Johansson, Milla Jovovich, Eva Longoria dhe Heidi Klum.
amfAR, Fondacioni për hulumtimet e SIDA-s, është një nga organizatat jofitimprurëse kryesore në botë, e dedikuar për mbështetjen e kërkimeve shkencore mbi AIDS-in, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin dhe avokimin.
Në prill 1983, Dr. Mathilde Krim dhe Dr. Joseph Sonnabend, së bashku me Michael Callen dhe disa të tjerë në New York City, themeluan Fondacionin Mjekësor për AIDS (AMF).
Ishte organizata e parë private në botë e dedikuar për mbledhjen e fondeve për të mbështetur kërkimin shkencor dhe mjekësor mbi SIDA-n. Grantet e saj të para kërkimore u dhanë në vitin 1984.
Në shtator të vitit 1985, amfAR u formua përmes bashkimit të AMF me Fondacionin Kombëtar të Kërkimit për AIDS-in me të njëjtin mendim, i cili ishte inkorporuar në Kaliforni në gusht të vitit 1985.
Që atëherë, amfAR ka investuar rreth 617 milionë dollarë në programet e saj dhe ka dhënë më shumë se 3,500 grante për ekipet kërkimore në mbarë botën.
AmfAR Gala Cannes ka mbledhur një total kumulativ prej më shumë se 245 milionë dollarësh për hulumtimet e amfAR-it për SIDA-n.
Ky sukses i jashtëzakonshëm i ka mundësuar Fondacionit të bëjë investime kritike kërkimore për ta sjellë atë në arritjen e një kure për HIV-in.
Investimet kërkimore të amfAR-it kanë kontribuar në zhvillimin e barnave antiretrovirale që po mbajnë gjallë miliona njerëz dhe kanë ndihmuar në eliminimin e transmetimit të HIV-it nga nëna tek fëmija në shumë pjesë të botës.
Dhe amfAR ka galvanizuar një komunitet shkencor që, dikur thellësisht skeptik, ka përqafuar kryesisht nocionin se një kurë nuk është vetëm e mundur, por edhe e arritshme gjatë jetës sonë.
Sot, amfAR po mbështet një sërë strategjish të përqendruara te kura. Një nismë e re granti e quajtur ARCHE-GT, për shembull, po mbështet ekipet e studiuesve që hetojnë qasjet e terapisë gjenetike për një kurë.
E rëndësishmja, studiuesit janë të ngarkuar me zhvillimin e një ndërhyrjeje që mund të kryhet me injeksion, duke rritur shanset që, nëse është efektive, të mund të administrohet pa kërkuar procedura komplekse laboratorike.
Që nga fillimi i pandemisë, rreth 84.2 milionë njerëz u infektuan me HIV dhe më shumë se 40 milionë kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë – banorët ia shpjegojnë që është shtet

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker