Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, publikoi të enjten bashkëpunimin e saj më të ri me një nga emrat më të suksesshëm të muzikës hip-hop në botë.

Bëhet fjalë për reperin Snoop Dogg, me të cilin 33-vjeçarja ka bashkëpunuar në një këngë të re të quajtur "Satellite".


Kënga e cila është ritmike e zhanreve R&B dhe hip-hop, është publikuar tashmë në të gjitha shërbimet e transmetimit të muzikës.

Ky bashkëpunim është pjesë e albumit më të ri të këngëtares, njëherësh i treti në karrierën e saj, i tiulluar "Bebe".

Albumi i plotë do të publikohet më 28 prill dhe përfshin edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të suksesshme, "I'm Good (Blue)" me David Guettan dhe "Seasons" me Dolly Parton.

unknown 338663848 964214534574320 8132721009339899891 n 2

Ky album i pason dy albumeve shumë të suksesshme të artistes shqiptare, "Better Mistakes" në vitin 2021 dhe "Expectations" në vitin 2018. /Telegrafi/

unknown 335739459 1415254289241684 8969660292086959888 n 2