Bebe Rexha, ylli me origjinë shqiptare që tashmë ka grumbulluar një famë ndërkombëtare, ka elektrizuar skenën e festivalit të njohur "Coachella 2024".

E njohur për energjinë dhe performancat e saj të pakrahasueshme, këngëtarja shpërtheu në një shfaqje të jashtëzakonshme në një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit.


Një natë e paharruar për ajo dhe mijëra fansat që ndoqën performancën e saj, Rexha ndau me të gjithë emocionet dhe momentet e saj të artit në profilin e saj zyrtar në Instagram.

beberexha 1714003869 3353629983686619395 50118968

"Të gjithëve në Coachella, faleminderit, kjo ka qenë një ëndërr", shkroi Bebe Rexha në postimin që shoqëroi fotografitë e publikuara në Instagram, ku shihet duke dhënë gjithçka në skenën e festivalit.

Ndjekësit mund të ndjejnë pasionin e saj përmes imazheve të fotografive që tregojnë performancën e saj të plotë nga festivali.

beberexha 1714003869 3353629983552565504 50118968

Interpretuesja e super hitit "I'm Good (Blue)" zbuloi anën më energjike dhe emocionuese të performancës live, ku çdo notë muzikore u bë himn për të pranishmit.

Me një prani skenike magjepsëse dhe një zë që tërbon, Rexha e bëri atë natë të paharrueshme, duke qenë një nga momentet kryesore të "Coachella 2024".

beberexha 1714003869 3353629983695072703 50118968

Njoftimet dhe fotografitë nga performanca e saj në "Coachella" janë prova se ajo nuk është vetëm një këngëtare, por një artiste që ndryshon rregullat e lojës.

Ajo jo vetëm që impresionon me aftësitë e saj vokale, por edhe i inspiron të tjerët të ndjekin ëndrrat dhe të jenë të vërtetë ndaj vetes së tyre, sikurse Bebe ka qenë gjithmonë. /Telegrafi/

beberexha 1714003869 3353629983569309232 50118968 e1714055478743

beberexha 1714003869 3353629983577624974 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram