LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha mohon të ketë bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe të pasme

Bebe Rexha mohon të ketë bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe të pasme
(Foto: Frazer Harrison/Getty Images for Spotify/ Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është mjaft e pëlqyer dhe numëron fansa të shumtë anembanë botës.

29-vjeçarja së fundmi ka dëgjuar teksa thonë se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe vithe, por Bebe thotë se nuk janë të vërteta, pasi ka shumë frikë ta bëjë këtë.

“Unë mendoj se thashethemet janë qesharake. Unë kurrë nuk e kam bërë prapanicën time. Unë kurrë nuk kam bërë hundën time”, ka thënë Bebe për Health.


https://www.instagram.com/p/BxNRxo-FWAG/

Edhe pse Rexha tha se nuk është gati për kirurgji plastike në këtë pikë, ajo nuk e përjashton atë mundësi në të ardhmen.

“Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe jam e frikësuar për të bërë atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën (operacion), do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka përfunduar artistja shqiptare.

Këngëtarja njëherësh ka folur edhe për peshën e saj, pasi kritikohet vazhdimisht, madje edhe nga stilistët të cilët thonë se ka numër të madh të rrobave.

Bebe ushtron pothuajse rregullisht, ndërsa stërvitjet i sheh si një mënyrë për ta përmirësuar shëndetin mendor më shumë se çdo gjë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Kalo në kategori