Për herë të parë në Kosovë, nga data 24, 25 dhe 26 prill 2026, do të mbahet Beauty Fair, panairi i parë dhe i vetëm i këtij lloji në vend, i dedikuar tërësisht industrisë së bukurisë, estetikës dhe mirëqenies.

Beauty Fair do të organizohet në Sallën e Panaireve në Prishtina Mall, duke sjellë për tri ditë radhazi një platformë unike takimi për profesionistë, biznese dhe vizitorë të interesuar për trendet më të reja në botën e bukurisë.


Panairi pritet të mbledhë brende vendore dhe ndërkombëtare, prodhues të produkteve kozmetike, klinika estetike, sallone bukurie, qendra spa & wellness, si dhe furnizues të pajisjeve dhe teknologjive estetike, duke krijuar një ekosistem të plotë të industrisë së bukurisë në një hapësirë të vetme.

Beauty Fair synon të shërbejë si:

  • Platformë prezantimi për produkte dhe shërbime inovative
  • Hapësirë rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes profesionistëve
  • Pikë referimi për trendet e reja në bukuri, estetikë dhe kujdes personal
  • Mundësi direkte kontakti mes brendeve dhe konsumatorëve finalë

Përmes këtij panairi, Kosova pozicionohet për herë të parë në hartën rajonale të eventeve profesionale të bukurisë, duke krijuar standarde të reja për organizimin e panaireve tematike dhe zhvillimin e industrisë së bukurisë në vend.

Beauty Fair, edicioni i parë, shënon fillimin e një ngjarjeje që synon të bëhet tradicionale dhe referente për vitet në vijim.

Lokacioni: Salla e Panaireve, Prishtina Mall / Datat: 24 – 26 Prill 2026