Ka më shumë se një javë që kur këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ramosaj, e cila la brenda të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, ka munguar nëpër intervista dhe paraqitje publike, nën arsyen se ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale.


Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo publikoi vetëm një këngë me titullin "Faj", e cila i dedikohet aventurës në Big Brother VIP dhe si këngë është pritur tejet mirë nga publiku.

Mirëpo Beatrix duket se vendosi të thyente akullin mbrëmjen e së martës kur u shfaq në studion e spektaklit.

keshillabukurie 272990528 191611009825762 7267645472947008966 n

Ajo dukej tejet tërheqëse e veshur me një fustan rozë plot glamur, ndërsa shkëlqente me dukjen dhe buzëqeshjen e saj.

arber bytyqi mua 259564704 359337909027391 8838068740557142 n

Ramosaj kërkoi ndjesë për vonesën, pasi siç u shpreh prezantuesja e programit, Arbana Osmani, kishte harxhuar mbi katër orë duke realizuar makijazhin.

Beatrix sonte (e martë) ndodhet në studion e Big Brother, në daljen e saj të parë publike televizive që pas largimit nga gara. /Telegrafi/

beatrix puresoul 269656403 1357622178020540 8342551413641137836 n