Është ende e diskutueshme nëse do të ketë një paralajmërim zyrtar për udhëtimet në Meksikë ose për ndalim-fluturime, u tha në Luksemburg gjatë takimit të ministrave të shëndetësisë.

Disa vende si Franca apo Italia janë për hapa të tillë, Komisioni Evropian dhe presidenca çeke e radhës janë kundër. Një tjetër pikë konflikti është rishpërndarja e barnave kundër epidemisë në vende, që kanë rezerva të pakta barnash kundër gripit.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani në mbarë botën janë infektuar 174 vetë, 19 prej tyre në Bashkimin Evropian dhe tre në Gjermani. /dw/