BDI për dorëheqjen e Damevës: Pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve

Dorëheqjen e e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, Bashkimi Demokratik për Integrim e quan moment dramatik që siç thotë, që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve. Nga BDI thonë se kjo situatë, është pasqyrë se Qeveria, siç e quajnë prej atje, jolegjitime dhe të papërgjegjshme, nuk ndalon në përpjekjet për të shtrirë kontrollin mbi çdo segment të shtetit.
“Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve. Sulmet personale, presionet politike dhe manipulimet publike që përshkruan zonja Dameva janë një pasqyrë e qartë e qeverisë jolegjitime dhe të papërgjegjshme, e cila nuk ndalon në përpjekjet për të shtrirë kontrollin mbi çdo segment të shtetit”.
“Kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të garantojë një sistem të drejtë dhe të pavarur gjyqësor, por po përdor çdo mjet për të shantazhuar dhe diskredituar ata që nuk janë të gatshëm të përkulen përballë presioneve politike. Kur funksionarët e lartë të drejtësisë, të ngarkuar me mbrojtjen e ligjit dhe drejtësisë, shantazhohen publikisht, mesazhi që përcillet është i qartë: në këtë vend, pavarësia institucionale është bërë armik i qeverisë”.
“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmet politike ndaj zonjës Dameva dhe ndërhyrjet brutale ndaj integritetit të Këshillit Gjyqësor. Sulme të tilla janë jo vetëm një sulm personal ndaj një individi, por edhe një përpjekje për të paralizuar të gjithë sistemin gjyqësor, duke minuar çdo përpjekje për reforma reale dhe drejtësi të pavarur. Ne u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndjekin nga afër këtë situatë dhe të reagojnë ndaj rrëshqitjes së vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut në autoritarizëm dhe kapjen totale të shtetit. Është e qartë se qytetarët nuk mund të presin drejtësi nga një qeveri që sulmon institucionet e drejtësisë për përfitime politike”, thonë nga BDI.
Në fund theksojnë se pavarësia e gjyqësorit është shtylla e çdo demokracie dhe kapja e tij është një akt që kërcënon stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.
“Bashkimi Demokratik për Integrim, do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë, sepse besojmë se drejtësia e lirë dhe e paanshme është garancia e vetme për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”, thotë BDI.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë