Baza Ajrore taktike e Kuçovës, e cila pritet të nisë punën zyrtarisht më 4 mars, pritet të sjellë dhe një risi për flotën e Forcave të Armatosura shqiptare, dronët Bajraktar TB2.
Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zv.komandanti i Forcave të Armatosura Shqiptare, Kolonel Luan Sadiku, bëri të ditur se rikthimi në forcë i bazës ajrore taktike të Kuçovës e cila do të jetë në shërbim të aleancës së NATO-s, është një xhevahir për forcat ajrore të Shqipërisë dhe rajonin.
“Më datë 4 mars bëhet inaugurimi i bazës ajrore të Kuçovës, pas një insistimi dhe pas një pune intensive të zinxhirit të komandim-kontrollit që prej vitit 2013. Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar dhe projektuar në detaje, sipas kërkesave të NATO-s dhe ka kapacitet mbajtës të njëhershëm 6 avionë reaktivë dhe 2 avionë transporti”, theksoi Sadiku.
Sipas tij, “operimi në bazën ajrore të Kuçovës, do të bëhet nga personeli i Forcës Ajrore, Personeli fiks i Bazës Ajrore të Kuçovës dhe personeli i NATO-s. Po ashtu, në vijim do të ketë edhe personel shtesë që do të vlerësohet në një fazë tjetër, sipas nevojave”.
Kolonel Luan Sadiku tha se baza ajrore e Kuçovës, është përzgjedhur mes dhjetëra bazave të tjera ajrore të NATO-s, pasi ka pozicionin gjeostrategjik tejet të favorshëm në detin Mesdhe.
“Kjo bazë është përzgjedhur ndërmjet dhjetëra bazave ajrore të NATO-s të tjera për t’u ndërtuar, projektuar dhe për të funksionuar si një bazë ajrore taktike. Kjo duke nisur nga pozicioni gjeografik, kushtet atmosferike dhe pozicioni gjeostrategjik, që ofron mundësi të shkëlqyer për mbështetjen e forcave të NATO-s në të gjitha operacionet në krahun juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo bazë është përzgjedhur në vitin 2013 dhe në atë moment nuk kishte konflikt as në Izrael, as në Rusi, por gjeostrategjia që ofron kjo bazë ajrore mbulon të gjithë këtë spektrum”, tha Sadiku.
Ai shtoi se kjo bazë është një xhevahir për forcat ajrore të Shqipërisë. “Kjo bazë do të ofrojë kapacitete maksimale për operimin e sigurtë të mjeteve ajrore të Shqipërisë, mbështetje logjistike edhe të NATO-s në raste angazhimi dhe do të jetë një pikë reference për të gjitha Ballkanin Perëndimor” tha Sadiku.
“Baza e Kuçovës u ndërtua në vitin 1936 për uljen e avionëve italianë. Në vitin 1955 u bë bazë operacionale e Forcës Ajrore Shqiptare në kuadër të traktatit të Varshavës. Pas një periudhe fjetjeje, tashmë kjo bazë ajrore vihet në dispozicion të NATO-s”, tha Sadiku.
“Së shpejti në inventarin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të jetë dhe kapaciteti ajror i dronëve “Bayraktar TB2”. Kjo do të thotë se Forcës Ajrore Shqiptare, do t’i shtohen kapacitete mbrojtëse në ajër”, theksoi Sadiku, ndërsa një demonstrim i dronëve pritet të bëhet edhe në bazën ajrore të Kuçovës të hënën.
Më 20 dhjetor 2022, Shqipëria firmosi marrëveshjen me Turqinë për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ TB2. Droni është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë Bayraktar. Tre njësitë e para hynë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke më 29 gusht 2021. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Na nxirrni jashtë!” – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus – thyejnë xhamin

“Propagandë e LDK-së, apo e LVV-së”, cila është e vërteta për buxhetin e kryeqytetit?

Refuzohen dhjetëra propozim ligje të LSDM-së, Elmi Aziri kritikon Kuvendin për mosrespektim të gjuhës shqipe

Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, gjykata në Itali shqipton burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu - reagon MPJD

Dosja e Prokurorisë në rastin e Agon Zejnullahut

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë