Deri tani, afati kalimtar ka qenë i qetë për Bayern Munich, por situata mund të ndryshojë me objektivin e radhës që është sulmuesi gjerman Nick Woltemade.

Gjiganti gjerman ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse për sulmuesin e VfB Stuttgart, por kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga drejtuesit Stuttgart.


Sipas “Bild”, bordi i VfB Stuttgart ka vendosur që nuk do të hyjë në negociata për më pak se 65 milionë euro. Nëse Bayern paraqet një ofertë mbi këtë shumë, atëherë do të hapet rruga për bisedime konkrete.

Drejtori sportiv Fabian Wohlgemuth dhe drejtori menaxhues Alexander Wehrle kanë qenë të prerë në qëndrimin e tyre, duke mos e pranuar ofertën fillestare të kampionëve rekord të Gjermanisë.

Ndërkohë, në Mynih po përgatitet një ofertë e dytë zyrtare nga zyret e klubit në Sabener Strase, e cila pritet të dorëzohet brenda kësaj jave.

Ende nuk dihet nëse oferta e re do të kalojë pragun e 65 milionë eurove, por FC Bayern është i vendosur të mos heqë dorë nga 23-vjeçari, i cili ka shprehur dëshirën për transferim.

Nick Woltemade shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen, dhe Bayern duket gati ta bëjë një lëvizje vendimtare për ta siguruar atë para se të përfundojë vera. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app