Correntin Tolisso i ka muajt e numëruar te gjiganti gjerman Bayern Munich.

Mesfushori francez nuk ka arritur të ambientohet me futbollin gjerman dhe ka humbur vendin e titullarit tek kampionët gjerman.


Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni nuk llogarit në shërbimet e lojtarit dhe do ta shes atë në verën e vitit 2020.

25-vjeçari iu bashkua Bayernit tri vite më parë nga Lyoni për 41 milionë euro, por që këtë edicion ka luajtur vetëm në 10 sfida në Bundesliga.

GettyImages 1165425586 1 Corentin Tolisso. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Megjithatë mediat gjermane kanë raportuar se pesë skuadra janë vënë pas reprezentuesit të Francës.

Manchester United dhe Arsenal e duan në Angli, ndërsa Juventus e Napoli në Itali, derisa interesim ka shfaqur edhe Atletico Madrid.

Për ta lënë të lirë mesfushorin e tyre, Bayerni po kërkon mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app