Skuadra mysafire e filloi takimin në mungesë të shumë futbollistëve kryesorë (si Pique, Alves, Busquets, Xavi, Iniesta, Fabregas, Neymar etj.), megjithatë aty ishte Lionel Messi.

Nga ana tjetër, ekipi vendas ishte i frikshëm që nga fillimi duke qenë favorit nën udhëheqjen e ish-trajnerit të Blaugranëve, Pep Guardiola. Nga minuta e parë startoi Thiago Alcantara, ndërsa Mario Goetze nuk e filloi sfidën.


Po zhvillohej minuta e 14-të, kur pas një harkimi të Ribery, Philipp Lahm shënoi me kokë.

Në fillim të pjesës së dytë, katalunasit e ndryshuan në tërësi formacionin duke luajtur me ekipin C, ndërsa te bavarezët u inkuadruan Mario Mandzukic dhe Xherdan Shaqiri.

Bayerni e dominoi sfidën në vazhdim, ndërsa arriti të shënojë edhe një herë me anë të kroatit Mandzukic (87’). 

uili1

/Telegrafi/

telegrafi sport app