Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

228:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 02: Philippe Coutinho of Barcelona warms up prior to the La Liga match between FC Barcelona and Valencia CF at Camp Nou on February 2, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images) 12:"Getty Images
Philippe Coutinho do të jetë futbollisti më i ri i Bayernit.
Ylli brazilian ka arritur marrëveshjen me klubin gjerman për huazimin një vjeçar në Allianz Arena.
Pas Barcelonës ka qenë edhe gjiganti gjerman Bayern Munich që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me gjigantët katalunas.
“Unë mund të konfirmoj se së bashku me Hasan Salihamidzic kemi qenë të mërkurën në Barcelonë ku kemi arritur marrëveshje me Barcelonën dhe Philippe Coutinhon”.
“E kemi përcjell për një kohë të gjatë Coutinhon dhe tani ai do të jetë futbollist i yni si huazim”, ka thënë Karl Heinz Rummenigge.
Bayerni do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së lojtarit, por kjo shumë ende nuk është bërë publike nga asnjëra skuadër. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































