LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munichu zyrtarizon Niko Kovacin si trajner të ri, kroati merr drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm

Bayern Munichu zyrtarizon Niko Kovacin si trajner të ri, kroati merr drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm

Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm duke u bërë zëvendësues i gjermanit Jupp Heynckes. 

Mediumi prestigjioz gjerman Bild gjatë ditës raportoi se trajneri kroat do të jetë zëvendësues i Jupp Heynckes në krye të Bayernit.

Nuk ka vonuar shumë dhe kështu edhe ndodhi me Niko Kovacin që zyrtarizohet si trajneri i ri i Bavarezëve.


Bild: Bayern Munichu zgjedh Niko Kovacin si zëvendësues të Heynckesit
Lexo po ashtu Bild: Bayern Munichu zgjedh Niko Kovacin si zëvendësues të Heynckesit

Është vet faqja zyrtare e klubit të madh gjerman që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me kroatin.

“Niko Kovac do të marrë përsipër detyrën si trajner i Bayern Munichut nga 1 korriku 2018”.

“Ne ramë dakord për një kontratë 3-vjeçare dje (e enjte)”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

Ndryshe, Kovac në të kaluarën ka qenë futbollistë i Bayernit ku ka djersitur fanellën për dy vite, nga 2001 deri më 2003.

Trajneri kroat gjithashtu po bën punë të mirë me Eintracht Frankfurtin në Budesliga, ku momentalisht gjendet në pozitën e pestë dhe afër kualifikimit në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Serie A
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori