LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munichu refuzoi ofertën e Interit për Pavardin

Bayern Munichu refuzoi ofertën e Interit për Pavardin

Klubi gjerman, Bayern Munich ka refuzuar në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror një ofertë të Interit për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard.

Interi ishte aktiv në ditën e fundit të afatit kalimtar pasi po merrej me largimin e mundshëm te Milan Skriniar te Paris Saint-Germain.

Megjithatë, transferimi i sllovakut në janar nuk ndodhi dhe largimi i tij do të ndodh si lojtar i lirë gjatë verës.


PSG dhe Interi gjejnë marrëveshje për Milan Skriniarin, por zikatërit nuk po mund të gjejnë zëvendësues
Lexo po ashtu PSG dhe Interi gjejnë marrëveshje për Milan Skriniarin, por zikatërit nuk po mund të gjejnë zëvendësues

Situata me sllovakun ka bërë që drejtuesit e Nerazzurrëve të vihen pas dhe të kërkojnë një mbrojtës si pasues të Skriniarit.

Sipas gazetës L’Equipe, Pavard shihej si zëvendësues ideal për Skriniarin, i cili do t’i bashkohet PSG-së.

Megjithatë, gazeta francez shton se Bayern Munich hodhi poshtë ofertat e Interit për mbrojtësin Pavard në orët e fundit të afatit kalimtar.

Kontrata e mbrojtësit francez me Bayern Munich gjithashtu skadon pas mbylljes së sezonit, megjithatë ata kërkuan ta mbajnë atë për momentin. /Telegrafi/