Bayern Munich ia vazhdon kontratën Serge Gnabryt
Bayern Munich ka njoftuar se është vazhduar kontrata me futbollistin e ri, Serge Gnabry.
Lojtari ka rinovua me bavarezët zyrtarisht kontratën deri në vitin 2023.
Bayerni me këtë rinovim ia ka mbyllur dyert të gjitha klubeve që kishin shfaqur interes për 23-vjeçarin.
“Serge është një i ri me të ardhme të madhe dhe një nga lojtarët kyç të Bayernit”.
“Jemi të bindur se ai do të na kënaqë në vitet e ardhshme”, ka thënë drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.
Gnabry u transferua te Bayern në verën e vitit 2017 dhe u huazua te Hoffenheim për një sezon.
Ai u rikthye te Bayern verën e kaluar duke zhvilluar 29 ndeshje.
Gnabry ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























