Bayern Munichu është mposhtur në shtëpi ndaj Bayer Leverkuseni me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga.

Bavarezët janë befasuar në shtëpi nga Leverkuseni, të cilët i kanë mposhtur edhe pse vendasit po kalonin nëpër një formë të mirë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Thomas Muller (34') për vendasit dhe Leon Bailey (10', 35') për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i mysafirëve, Lukas Hradecky, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e ndëshkuar me të kuq, Jonathan Tah që u notua me 5.8.

Bayern:

notat bayerni 4 e1575142542492

Leverkusen:

notat bayerni 5 e1575142565482

/Telegrafi/

telegrafi sport app