Bayer Leverkusen triumfon në Pire, Atletico ndalet në thriller me gjashtë gola në Belgjikë

Play-off-i i Ligës së Kampionëve solli dy përballje spektakolare, me gjashtë gola në Belgjikë dhe një fitore të rëndësishme gjermane në Greqi.
Pas fitores së thellë të Newcastle ndaj Qarabag, Bodo/Glmit bëri befasinë e madhe, duke e mposhtur Interin me rezultat 3-1.
Club Brugge dhe Atletico Madridi zhvilluan një ndeshje spakakolare me gjashtë gola, ndërsa Bayer Leverkusen ishte konkret ndaj Olympiacos.
Barazim spektakolar në Belgjikë: Club Brugge – Atletico Madrid 3:3
Në një ndeshje plot ritëm dhe emocione, Club Brugge dhe Atletico Madrid ndanë pikët pas një barazimi dramatik 3-3. Spanjollët kaluan të parët në epërsi që në minutën e 8-të me Julian Alvarez, ndërsa Ademola Lookman dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë (45+4), duke i dërguar mysafirët në pushim me avantazh 0-2.
Megjithatë, belgët reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Onyedike ngushtoi diferencën në minutën e 51-të, ndërsa Tresoldi barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 60-të, duke rikthyer plotësisht ndeshjen në ekuilibër.
Atletico arriti të rikthejë epërsinë në minutën e 79-të pas një autogoli të Ordonez, por drama nuk përfundoi aty. Kur dukej se madrilenët do të largoheshin me fitore, Tzolis realizoi në minutën e 89-të për 3-3, duke shpërthyer stadiumin në festë dhe duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
A draw in the first leg in Bruges. pic.twitter.com/mPSMlIGkxn
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 18, 2026
Bayer Leverkusen feston në Greqi: Olympiakos – Bayer Leverkusen 0:2
Në Pire, Bayer Leverkusen mori një fitore shumë të rëndësishme 2-0 ndaj Olympiakosit, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit.
Pas një pjese të parë të baraspeshuar, gjermanët goditën në pjesën e dytë me Patrik Schick, i cili realizoi dy herë brenda tre minutash (60’ dhe 63’), duke tronditur vendasit dhe duke vendosur fatin e ndeshjes.
Olympiakosi tentoi të reagojë, por Leverkuseni menaxhoi me qetësi epërsinë, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke marrë një avantazh solid para ndeshjes së kthimit.
Revanche geglückt: Wir gewinnen das Play-off-Hinspiel gegen Olympiakos! JAWOLL! 🔥 ⚫️🔴#OLYB04 | #Bayer04 | #UCL | #Werkself pic.twitter.com/nMRwTlgV3x
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) February 18, 2026
Ndërsa Leverkuseni feston një fitore të pastër në transfertë, Atletico Madrid duhet të përgatitet për një sfidë të vështirë pas barazimit dramatik në Belgjikë. /Telegrafi/


















































