Bayer Levekusenit ka filluar t’i buzëqesh titulli i kampionit, fiton ndaj Mainz dha vazhdon shkëputjen

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Mainz me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të të Bundesliga.
Ndeshja nisi praktikisht me gol për aspirinat, kur në minutën e tretë Granit Xhaka hapi ndeshjen.
Me një gjuajtje të bukur nga më shumë se 20 metra, mesfushori shqiptar tundi rrjetën për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe u bazua rezultati, kur Dominik Kohr shënoi për 1-1
Skuadrat kishin raste për të shënuar edhe gola të tjerë në pjesën e parë, por që nuk ia dolën.
Në mesin e pjesës së dytë, Robert Andrich shënoi gol të bukur për t’ia kthyer epërsinë Bayer Leverkusenit në 2-1.
Mainz në minutën e 80-të mbeti me dhjetë lojtarë, kur Jessic Ngankam u ndëshkua me karton të kuq.
Gola të tjerë nuk kishte dhe aspirinat morën fitoren e 19-të sezonale dhe me 61 pikë, 11 më shumë se Bayern Munich janë lider. /Telegrafi/


















































