Rap-artistja Bay T ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin R Studio, që drejtohet nga moderatori Fis Juniku.

Intervista, e cila do të publikohet të mërkurën e ardhshme në orën 22:00 në RTV Dukagjini, pritet të sjellë një rrëfim më të detajuar të artistes për jetën dhe karrierën e saj. Përveç bisedës, në emision nuk do të mungojnë as performancat me rep nga ana e Bay T, duke e bërë episodin edhe më interesant për fansat e saj.


Vetë artistja ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, ku bie në sy atmosfera e relaksuar dhe momentet me moderatorin. Në këto publikime nuk kanë munguar as ngacmimet mes tyre, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Fis Juniku i ka komentuar asaj me një emoji të një gote qumështi, ndërsa Bay T ia ka kthyer me një emoji noti, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Foto: Bay T/Instagram

Ky shkëmbim mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova ka lënë vend për interpretime nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar gjerësisht mbi raportin e tyre dhe atmosferën e krijuar gjatë xhirimeve. /Telegrafi/