LAJMI I FUNDIT:

Batatina pas barazimit ndaj Gjilanit: Duhej ta fitonim ndeshjen

Batatina pas barazimit ndaj Gjilanit: Duhej ta fitonim ndeshjen

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas barazimit ndaj Gjilanit, të cilën mendon se skuadra e tij ishte më e mirë dhe duhej të fitonte tri pikët.

Llapi barazoi 2-2 në udhëtim te Gjilani në ndeshjen e javës së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe Batatina ndihet i kënaqur me lojën, por jo edhe rezultatin.

“Mendoj që është dashur ta fitonim lojën. Kishim tre raste përballë portierit, raste të cilat duhet të shfrytëzohen. Është dashur të fitonim. Pranuam një gol shumë herët, nuk është dashur të pranojmë gol aq herët”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.


Super ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit mbyllet me barazim
Lexo po ashtu Super ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit mbyllet me barazim

“Kemi pasur edhe mungesa. Bianor Neton nuk mund ta zëvendësojë askush pasi është lojtar me përvojë. Mendoj që bëmë maksimumin, por edhe pasi pranuam golat, patëm raste ta fitonim ndeshjen. Të dyja skuadrat patën rastet e veta”.

“Më gëzon fakti që një gjyqtar me stemë të FIFA-s nuk bie në presion të lojtarëve dhe tifozëve vendës. Ne mund të japim ide të ndryshme për secilin, por Nuza është më i miri që ka Kosova. Është shef i lojës, jo që nuk akordoi penallti në fund për Gjilanin, por e meriton t’i gjykojë derbit”.

“Ky është një barazim që na mban lartë. Kemi potencial të luftojmë edhe për Kupë dhe për kampionat, sepse jemi afër me pikë. Kemi dy ndeshje si vendës në “Zahir Pajaziti”, e presim Malishevën dhe Drenicën. Duhet të bëjmë maksimumin të marrim gjashtë pikë”.

“Djemtë dhanë maksimumin. Ngarkesa me Malishevën ndikoi sepse nuk është e lehtë për ekipin. Por, ne treguam që kemi skuadër të mirë edhe fizikisht. Sot asnjëri nuk kërkoi zëvendësim për shkak të lodhjes. Skuadra është e përgatitur shumë mirë. Shpresoj që në ndeshjet tjera të marrim rezultatet që duam”, përfundoi trajneri i Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori