Bajrami në rrjetet sociale thotë se do të shkojë deri në fund me Arjanit Hoxhën, i cili u distancua nga fronti opozitar

Deputeti i Besës, Bastri Bajrami ka bërë të ditur se do t’i bashkëngjitet Arjanit Hoxhës në aktivitetet e ardhshme, të cilat siç u bënë të ditura, do të jenë në kundërshtim me ato të liderit të kësaj partie, Bilall Kasami, meqë distancohen nga blloku opozitar. Ai ka publikuar fotografi me Hoxhën në rrjetete sociale, me mbishkrimin "Bashk deri në fund".
I pyetur nga "Tv21"Hoxha se a do të thotë kjo se ai dhe deputeti Bajrami do të largohen nga Besa dhe do të veprojnë si shumicë në Kuvend? Ai me përgjigje:
“Unë kam kam shprehu qëndrimin e largimit dhe distancimit nga veprimet e gabuara. Opinionin do e njoftoj për arsyet ndërsa për veprimin e mëtutjeshëm do vendosim bashkërisht me gjithë ata bashkëmendimtarët qe ndajmë të njëjtin vizion”, tha Hoxha.
Edhe Bajrami në një prononcim për "TV21" tha se do të vendosin ditëve në vijim për aktivitetet e tyre.
Kujtojmë se sot gjatë ditës janë takuar lideri i Besës, Bilall Kasami, ai i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryesuesi i lëvizjes së re të paralajmëruar, Izet Mexhiti me qëllim krijimin e frontit opozitar shqiptar në vend.





















































