LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Prishtinë dhe Gjakovë, arrestohen dy persona – nëpërmjet mashtrimit përfituan mbi 90 mijë euro

Bastisje në Prishtinë dhe Gjakovë, arrestohen dy persona – nëpërmjet mashtrimit përfituan mbi 90 mijë euro
Foto: A

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një tjetër në Gjakovë, si pjesë e një hetimi për një rast të mashtrimit të rëndë ku një person është viktimizuar për një shumë prej 90 mijë eurosh.

Hetimet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë çuar në zbulimin e një skeme të mashtrimit, ku katër persona, me anë të dokumenteve të falsifikuara dhe kontratave të rreme, dyshohen se kanë vepruar në bashkëkryerje për të mashtruar viktimën.

“Sektori për Hetime Financiare më datën 23.05.2024 ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bastisjen e dy lokacioneve. Personat e dyshuar, identifikuar si D.D. (1977), F.Z. (1981), SH.H. (1979), dhe H.H. (1965), janë përfshirë në një operacion mashtrimi, duke prezantuar veten si persona zyrtarë dhe duke falsifikuar dokumentacion për të arritur në marrjen e një sume të konsiderueshme parash nga një shitje e rreme banesash.”


Dy prej të dyshuarve janë vënë në pranga dhe janë mbajtur në arrest për 48 orë.

Ndërkohë, dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk është arritur të kontaktehen për intervistim.

Policia ka bërë të qartë angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër krimeve dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që tentojnë të shkelin ligjin.

Policia ka bërë thirrje për ndihmë nga publiku nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në kapjen e dy të dyshuarve që janë në kërkim dhe ka premtuar të vijojë përpjekjet për sigurinë dhe rendin në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori