Bastien Toma ishte njëri nga golashënuesit e St. Gallenit në fitoren e thellë prej 5-1 në udhëtimin te Lausanne në Stade de la Tuiliere.

Mesfushori shqiptar u transferua te ekipi zviceran vetëm para disa ditësh nga Genku dhe tashmë është bërë protagonist.


Ai u inkuadrua në lojë nga banka rezervë në minutën e 60-të në vend të Alexandre Jankewitz.

Mirëpo, u sigurua që emri i tij të regjistrohej në listën e golashënuesve dhe këtë e arriti në minutat shtesë (90+2).

St. Galleni ka arkëtuar 19 pikë nga po aq xhiro të zhvilluar dhe ndodhet mbi zonën e rrezikut me një diferencë prej shtatë pikësh. /Telegrafi/

telegrafi sport app