LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi eliminon Pejën, përballet me Ponten në gjysmëfinale

Bashkimi eliminon Pejën, përballet me Ponten në gjysmëfinale

Bashkimi është kualifikuar në gjysmëfinale të Reload Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi në çerekfinale ka mundur Pejën me rezultat 79:105 (21:21, 27:22, 14:23, 17:39).

Në gjysmëfinale do të kemi një përballje prizrenase, pasi Ponte Prizreni më herët ka eleminuar Golden Eagle Yllin.

Ndeshja nisi e baraspeshuar në çerekun e parë, ku asnjëra skuadër nuk arriti të shkëputej, kështu që kjo pjesë përfundon 21:21. Por, në periudhën e dytë pejanët ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 27:22 për të shkuar në pushim me rezultat 48:43.


Rikthimi i Bashkimit ndodhi në pjesën e dytë. Prizrenasit fituan periodën e tretë 14:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 62:66.

Në 10 minutat e fundit dominuan basketbollistët e Bashkimit dhe fituan 17:39 për të triumfuar në fund 79:105 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.

Te Peja u dalluan Drilon Hajrizi me 22 pikë e 14 kërcime dhe Robert Cartwgright me 24 pikë e tetë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Nikola Vukçeviq me 34 pikë e katër asistime dhe Shaq Carter me 26 pikë e 14 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori