LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit do të ndërtojë rrotë panoramike në “Luna Parkun” e ri

Bashkia e Shkupit do të ndërtojë rrotë panoramike në “Luna Parkun” e ri

Këshilli i Bashkisë së Shkupit solli vendim për projektimin e parkut të ri argëtues. Në përbërje të parkut do të projektohet edhe rrota panoramike. Pas debatit të ashpër mes këshilltarëve të pozitës dhe të opozitës, për këtë vendim udhëheqësi i Sektorit për planifikim dhe rregullim të hapësirës pranë Bashkisë së Shkupit, Nikolla Gaxhovski tha se kjo rrotë nuk ka qenë e njëjtë si ajo në Vardar.

“Bëhet fjalë për një park me tematikë argëtuese i cili do të tërheq shumë turistë. Rrota panoramike do të jetë shumë më lirë nga ajo që duhet të ndërtohej në Vardar. Në parkun argëtues do të ketë 20 rekuizita të reja, ndërsa do të vendosen edhe ato që ishin furnizuar paraprakisht”, ka thënë Gaxhovski, udhëheqës në sektorin për urbanizëm.

Ai shtoi se për nevojat e parkut, do të dislokohen të gjitha diskotekat verore.


Debati ishte sipas pikave nga rendi i ditës Propozim-vendimi për projektim, ndërtim të parkut argëtues, furnizim të pajisjes-rekuizita dhe montimi i tyre dhe Propozim-vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për ndërtimin e parkut argëtues (Luna park), furnizim i rekuizitave dhe montimi i tyre.

Këshilltarët e Bashkisë së Shkupit sot mes tjerash debatuan edhe për Raportin për ekzekutimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2019.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov theksoi se raporti, për ekzekutimin e buxhetit të qytetit të Shkupit për vitin 2019 përmban edhe të dhëna sipas llogarive individuale, programe dhe nënprograme të cilat i mbulojnë sferat për të cilat Bashkia është kompetent, duke theksuar se të dhënat nga e kaluara tregojnë se ekzekutimi i Buxhetit në këtë periudhë të vitit e mban nivelin relativisht të njëjtë të realizimeve në krahasim me katër deri në pesë vitet e fundit në pjesën e të ardhurave, ndërsa në pjesën e shpenzimeve shënon rritje.

Shilegov paralajmëroi se në periudhën në vijim, do të vazhdojnë të investojnë punë maksimale, dëshirë dhe përpjekje për t’i realizuar projektet për të cilat janë zotuar dhe të cilët janë në dobi të qytetarëve, ndërsa në drejtim të zhvillimit të shërbimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ne.

Në trend Lajme

Më shumë
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme

"Trainkos" tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

Lajme
​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

Lajme
Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Shëndetësi
Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Lajme
Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori