LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit do të blejë 350 uniforma të reja për zjarrfikësit

Bashkia e Shkupit do të blejë 350 uniforma të reja për zjarrfikësit

Bashkia e Shkupit ka shpall thirrje publike për prokurimin e 250 uniformave të punës dhe 100 uniformave ndërhyrëse për zjarrfikësit e Shkupit, si dhe prokurimin e pajisjeve zjarrfikëse.

“Si kuadër të 350 uniformave të reja, zjarrfikësit e Shkupit do të marrin komplete të reja pajisjesh për kushtet dimërore dhe verore, duke përfshirë këtu kostume të reja për ndërhyrje, doreza për ndërhyrje, helmeta për ndërhyrje me syze mbrojtëse, çizme për ndërhyrje, çizme kundër zjarreve në pyll dhe për ndërhyrje teknike dhe pajisje të tjera të nevojshme për realizimi efikas të detyrave të punës”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.

Në pjesën e prokurimit të pajisjeve të zjarrfikësve përfshihen zorra zjarrfikëse, aparate zjarrfikëse dhe shkumë universale për fikjen e zjarrit.


Bashkia e Shkupit vazhdon të investojë në pajisjet teknike dhe modernizimin e Brigadës së zjarrfikësve me qëllim sigurimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për punë të zjarrfikësve të Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori