Duket thjeshtë nga jasht, por brenda gjendet një hapësirë komode, me gjithçka që nevojitet.

Të blerit e një furgoni për kamping dhe nisja për në aventurë, është një gjë shumë e mirë, transmeton Telegrafi. Madje, të gjithë janë paksa xhelozë për ata, që kanë mundësi të kenë një makinë të tillë dhe të përjetojnë eksperienca sa më shpesh që munden.


Ndërtimi i një shtëpie në rrota, është një tjetër aventurë, të cilën e demonstron kjo video nga Exploring Alternatives në YouTube.

Bashkeshortet foto 2

Deri më tani, kemi parë shumë furgonë që janë përshtatur sa më mirë, mirëpo ky rast dallon prej tjerave, pasi është bërë zgjidhje e thjeshtë, për një pako shumë komplete.

Mat dhe Danielle janë bashkëshortët që kryen punimet, për shndërrimin e këtij Ford Transit të prodhuar më 2015. Kur themi kryen punime, bëhet fjalë për të gjitha angazhimet e mundshme prej asgjëje, në kthimin e një hapësire, ku gjithçka që nevojitet ndodhet aty.

Bashkeshortet foto 3

Përfshirë krijimin e një kuzhine me një lavaman funksional, një banjë, një shtrat që mund të shndërrohet në divan dhe hapësirë për ngrënie, si dhe kutitë e shumta që gjinden në të gjithë furgonin.

Bidonët që zënë deri në 45 litra ujë të freskët, mund të nxirren edhe nga pjesa e jashtme, apo të mbushen nëpërmjet një gypi, pa pasur nevojë të lëvizen. Derisa shtrati mund të lëvizet në disa pozicione në ndryshme, për të krijuar ambientet e dëshiruara, vetëm nëpërmjet litarëve.

Bashkeshortet foto 4

Në tavan është i vendosur paneli për mbledhjen e energjisë diellore, si dhe një ventilator për hyrjen e ajrit të freskët, këto janë ndër të vetmet teknologji të larta, që i shohim në këtë furgon.

Gjithçka është bërë me nivel të ulët teknologjie, por në formën më të mirë të mundshme, sepse punimet më shumë janë përqendruar në akomodimin e hapësirës për qëndrimin dhe sigurimin e pajisjeve elementare për jetesë.

Shëtitja dhe pushimi me këtë furgon, si dhe përjetimi  që ofrohet gjatë lëvizjes, janë qëllimet për të cilat u ndërtua ky furgon atraktiv. /Telegrafi/