Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha në lidhje me paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme në vend i ka propozuar opozitës të bashkohet dhe të bëjë mocionin e jo të jetë e ndarë.
Sipas Bashës, nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi siç thotë ai qeveria është duke bërë punë të mira për qytetarët dhe këtë duhet ta bëjë deri në fund të mandatit.
“Kemi shumë projekte, jemi rehat në kryerjen e punëve të mira që janë duke u bërë për qytetarët, puna e mirë që e bëjmë na bënë të jemi rehat dhe komod. Le të bëhen bashkë opozita, se janë ndarë. Unë nuk mendoj që duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi punë të mira që jemi duke bërë deri në fund të mandatit”, ka thënë Basha në RTV Dukagjini.
Basha ka kritikuar opozitën duke thënë se kanë mbajtur ditë zie vetëm pse janë mbyllur disa kafiteri në Prishtinë duke thënë se është e “lodhtë”.
Ndërsa siç thotë ai, qeveria Kurti është “shembull” në rajon.
“Tërë ditën kanë mbajtur zi vetëm pse u mbyll një kafiteri në Prishtinë. Janë duke bërë punë të lodhët. Kam frikë se po të kthehen në pushtet këta kthehet edhe Radojçiqi”, ka vijuar ai.
“Ka vdekur çështja e dinarit, Lajçaku ka dështuar”
Basha ka insistuar që qeveria nuk ka diskutuar për dinarin në takimet në Bruksel duke thënë se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nuk ka deklaruar një gjë të tillë.
Ai thotë se çështja e dinarit ka vdekur dhe për këtë nuk është diskutuar në takimet në Bruksel.
Deputeti i VV-së tutje ka thënë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka dështuar në mënyrë spektakolare në dialogun Kosovë-Serbi dhe siç thotë ai për këtë është duke pritur të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit