Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, me qëllim përcaktimin e fondit prej 5 miliardë lekësh [rreth 48 milionë euro], si ndihmë për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Në relacionin përkatës të dërguar nga Basha shkruhet se kjo ndihmë bëhet e domosdoshme në kushtet e një situate të tensionuar në Kosovë, marrë shkas edhe nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Veri.


Po ashtu Basha bëri edhe një përmbledhje të situatës në Ballkanin Perëndimor, e cila sipas tij tregon se ndihma ushtarake për Kosovën duhet të kalojë sa më parë.

Kujtojmë se Basha e paralajmëroi amendamentin në fjalë pak ditë më parë, gjatë një komunikimi për mediat. /Telegrafi/

doc 1

doc 2

doc 3