LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu ka paguar gazetarë me para të Barcelonës për t’i bërë marketing vetës

Bartomeu ka paguar gazetarë me para të Barcelonës për t’i bërë marketing vetës

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu do të mbetet një nga, nëse jo presidenti më i keq në historinë e klubit. Megjithatë, në njëfarë mënyre ai qëndroi në këtë punë për shtatë vite.

Një pjesë e kësaj ishte për faktin se Barcelona kishte një gjeneratë jashtëzakonisht të suksesshme lojtarësh në fushë, suksesi i të cilëve mbuloi çështjet me presidencën. Megjithatë, ka rezultuar se një pjesë e saj ka qenë për shkak të shtrembërimit të informacionit.

Sipas Goal Espana, hetimi për Barcagate ka zbuluar se Bartomeu ka paguar gazetarë të ndryshëm për mbulim të punës së tij, ndërsa sulmonte rivalët e tij si presidenti aktual Joan Laporta apo kandidatin Victor Font.


Laporta ia renditë Bartomeut tetë gënjeshtrat te Barcelona
Lexo po ashtu Laporta ia renditë Bartomeut tetë gënjeshtrat te Barcelona

Sipas raportimit, Bartomeu madje falsifikonte fatura për t’u dërguar pagesa këtyre gazetarëve me mjete të fshehta.

Goal Espana vijon me detaje se Barcelona vazhdon të ketë marrëveshje publiciteti me elementë të ndryshëm të mediave spanjolle dhe katalanase. Në veçanti, RAC1, El Periodico, La Vanguardia, Sport dhe Mundo Deportivo kanë të gjitha marrëveshje me klubin, të cilat nuk paguhen me para, por shërbime të tilla si biletat për ndeshjet. Për sa i përket vlerës monetare, niveli kryesor i këtyre shërbimeve është rreth 95 mijë euro në RAC1.

Është sigurisht një mjedis i turbullt ku mediat e supozuara të pavarura po paguhen nga Barcelona për një mënyrë shërbimi. Kjo e bën shumë të vështirë për publikun të dallojë të vërtetën nga rrëfimi. Siç është treguar me Bartomeun, mbulimi më i mirë mediatik mund të mbulojë një sërë gabimesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori