LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu mohon akuzat se ka publikuar në media kontratën e Messit

Bartomeu mohon akuzat se ka publikuar në media kontratën e Messit
(Foto: barcelona.com)

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka mohuar se ai ka zbuluar kontratën e Lionel Messit, e publikuar nga El Mundo në fundjavën që shkoi.

Detajet e pagës së argjentinasit u zbuluan nga El Mundo, gjë që shkaktoi një trazirë në Camp Nou, pasi vetëm një numër shumë i zgjedhur i njerëzve mund të ishin përgjegjës për rrjedhjen e detajeve.

“Është një çështje shumë serioze dhe është krejtësisht e paligjshme të zbulosh kontrata profesionale”, ka thënë Bartomeu për Esport3, duke mohuar përfshirjen e tij.


Avokatët e Messit mund të marrin një aksion ligjor kundër Bartomeut, Tusuqets dhe Graut
Lexo po ashtu Avokatët e Messit mund të marrin një aksion ligjor kundër Bartomeut, Tusuqets dhe Graut

“Të flasësh në TV dhe të bësh akuza është e lehtë, por nuk është një shaka dhe kjo do të përfundojë në gjykatë”.

Duke vazhduar, ish-presidenti mbrojti pagën e Messit dhe qëndrueshmërinë e tij para COVID-19.

Zbulimi i detajeve të kontratës nuk e bind Messin të qëndrojë te Barcelona
Lexo po ashtu Zbulimi i detajeve të kontratës nuk e bind Messin të qëndrojë te Barcelona

“Nga rruga, Leo meriton atë që fiton”, shtoi Bartomeu. “Edhe për arsye profesionale dhe komerciale”.

“Pa pandeminë, Barcelona lehtë mund t’i paguajë ato shifra”.

Messi tashmë ua ka dorëzuar situatën avokatëve të tij dhe pritet të ndërmerren masa ligjore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori