Nga: Lu Xun
Përktheu: Ardita Osmani
Kur jam i heshtur, ndihem plot jetë; sapo hap gojën ndihem i boshtë. Jeta e kaluar tashmë është e vdekur dhe ndiej gëzim të madh ndaj kësaj vdekjeje sepse e di që ka ekzistuar dikur. Pjesët e mbetura të kalbura të jetës janë nën tokë, ato nuk prodhojnë pemë të mëdha, por vetëm barishte të egra. Dhe ky është faji im. Barërat e këqija nuk kanë rrënjë të thella dhe gjethe të bukura, por ama ende thithin vesë, thithin ujë – thithin gjakun dhe mishin e njerëzve që kanë vdekur shumë kohë më parë, dhe gjithsecila rrok thelbin e tyre. Ende të gjalla, ato do të shkelen ose do të shkulen, derisa të arrijnë vdekjen dhe kalbjen.
Por jam i qetë dhe i lumtur, do të doja të qeshja me zë të lartë dhe të këndoja. Këto barëra të këqija i dua, por i urrej kur zbukurojnë tokën. Zjarri nëntokësor po rrjedh, po përshpejton. Sapo llava të shpërthejë, do të digjen të gjitha barërat e këqija dhe pemët, kështu që nuk do të ketë asgjë të kalbët. Por jam i qetë dhe i lumtur, do të doja të qeshja me zë të lartë dhe të këndoja.
Bota është aq paqësore sa nuk mund të qesh me zë të lartë apo të këndoj, por në të njëjtën kohë nuk është aq paqësore sa unë. Marr një tufë me barëra të këqija, në dritë dhe në errësirë, në të shkuarën dhe në të ardhme, dhe ua ofroj miqve dhe armiqve, njerëzve dhe kafshëve, njerëzve që i dua dhe atyre që nuk i dua – si një provë.
Për veten time, për miqtë dhe armiqtë e mi, për njerëzit dhe kafshët, për ata që i dua dhe nuk i dua, shpresoj që vdekja dhe prishja e kësaj barishteje të mos vonojë. Përndryshe, nuk do të jetoj dhe kjo është më e keqe se vdekja dhe kalbja. Shko bar i egër, siç shkoi edhe kjo hyrje! /Revista “Palimpsest”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

ZHGËNJIM

Zebinca dhe “korçarët e serbizuar”

KUR U KTHEVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri