Bari i zakonshëm kundër dhimbjeve rrit rrezikun e gjakderdhjes vdekjeprurëse të trurit

Një bar i zakonshëm kundër dhimbjes mund ta rritë rrezikun e një gjakderdhjeje fatale të trurit – paralajmërojnë shkencëtarët.
Aspirina shpesh përshkruhet nga mjekët për të trajtuar një nga format më të zakonshme të goditjes në tru. Janë dy lloje të goditjes në tru – iskemike (shkaktohet nga një mpiksje gjaku që bllokon rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru) dhe hemorragjike (kur një person përjeton gjakderdhje brenda ose rreth trurit, duke ndërprerë rrjedhën e gjakut dhe duke vrarë qelizat).
Derisa njerëzit plaken, rreziku i mpiksjes së gjakut rritet, gjë që rrit rrezikun e goditjes iskemike, forma më e shpeshtë, e cila përbën 85 për qind të të gjitha rasteve. Për ta luftuar rrezikun, mjekët shpesh do të përshkruajnë doza të vogla ditore të aspirinës, pasi mund të ndihmojë në hollimin e gjakut – transmeton The Sun.
Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se ilaçi mund të bëjë pak për të parandaluar gjendjen vdekjeprurëse dhe në fakt mund ta rritë rrezikun e gjakderdhjes në tru. Hulumtimi australian i shtohet një numri gjithnjë e më të madh të provave që sugjerojnë se dozat e rregullta të aspirinës për njerëzit e moshuar që nuk kanë pësuar ende një goditje në tru, kanë më shumë rreziqe sesa përfitime.
Studimi, i publikuar në JAMA, analizoi frekuencën e goditjes në tru dhe gjakderdhjes së brendshme në kokë te 19.114 njerëz mbi moshën 70 vjeçare gjatë pesë viteve. Gjysma e pjesëmarrësve morën një dozë të vogël aspirine çdo ditë, ndërsa gjysma tjetër mori një placebo.
Në mesin e atyre që merrnin aspirinë, 1.5 për qind pësuan një goditje iskemike gjatë periudhës së studimit, krahasuar me 1.7 për qind në grupin placebo. U zbulua gjithashtu se 1.1 për qind e pjesëmarrësve që merrnin ilaçin përjetuan gjakderdhje brenda ose rreth trurit, krahasuar me vetëm 0.8 për qind të atyre që merrnin placebo.
Një studim tjetër i veçantë zbuloi se marrja e aspirinës rregullisht mund ta rritë rrezikun e zhvillimit të anemisë, veçanërisht te njerëzit mbi 65 vjeç.
Efekte të tjera anësore nga marrja e aspirinës çdo ditë mund të përfshijnë dispepsi të lehtë dhe një tendencë për gjakderdhje më të lehtë. Për shembull, mund të keni më lehtë gjakderdhje nga hundët dhe mavijosje, dhe nëse e preni veten, gjakderdhja mund të zgjasë më shumë se zakonisht. Këshillohet të keni kujdes të shtuar kur bëni aktivitete që mund të shkaktojnë lëndime ose prerje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët