Luiz Ejlli krahas përkrahjes të madhe që po merr nga fansat kjo nuk po i mungon as nga emra të njohur.

Shumë këngëtarë dhe artistë në përgjithësi ka treguar në forma të ndryshme simpatinë që kanë për të.


Këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur, Bardhi i cili ka komentuar në një foto të Luizit që u postua në llogarinë e Instagramit të këngëtarit nga Shkodra që u hap mbrëmë nga partnerja e tij, Kiara Tito.

800 0 64366c3558ebd Foto: Big Brother VIP Albania

"Të presim me u bë kampion edhe në muzikë", ka shkruar Bardhi në komente.

Madje, autori i "Malli" përmes një postimi në InstaStory ka kërkuara nga fansat e tij që të ndjekin faqen e re të Luizit në Instagram.

343916106 3409874419267356 1638443451677586127 n Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Kujtojmë që një adresë e re për Luizin u pa pas shumë dramave që u krijuan për menaxhimin e llogarisë së tij të parë në Instagram që kishte 'shpërthyer' me numër të ndjekësve duke arritur gati 700 mijë për një periudhë të shkurtër.

Ndërkohë, tashmë pas largimit të Kiarës nga Big Brother VIP Albania, moderatorja u zotua se deri pas daljes së Luizit ajo do ta menaxhonte Instagramin e tij të ri. /Telegrafi/