LAJMI I FUNDIT:

Barcelonës fiton titullin e Ligës së Kampionëve në hendboll, në një spektakël të vërtetë ndaj Aalborgut

Barcelonës fiton titullin e Ligës së Kampionëve në hendboll, në një spektakël të vërtetë ndaj Aalborgut

Hendbollistët e Barcelonës mposhtën  Aalborgun e Danimarkës me rezultat 31:30 në finalen e Ligës së Kampionëve dhe kështu fituan titullin e kampionit të Evropës për klube.

Katalanasit kaluan në finalen e Ligës së Kampionëve në hendboll duke mposhtur Kielin, ndërsa lojtarët e Aalborg mundën Magdeburgun.

Para mijëra tifozëve të saj në Koln, Barcelona fitoi pas një drame të vërtetë, e cila garantoi emocione për të gjithë shikuesit nga minuta e parë deri në minutën e fundit.


Image

Pjesa përfundoi me rezultatin 15:15 dhe Barcelona e bëri diferencën e parë të dukshme pesë minuta para fundit kur shkoi në plus tre.

Danezët arritën të bëjnë një seri të mirë dhe të sjellin pasiguri në duel, por në fund Barcelona arriti të mbrohej në një sulm në të cilin Aalborg pati një shans për të barazuar dhe për të shkuar në kohën shtesë.

Francezët ishin më efikasët te Barcelona dhe sollën fitoren sot, përkatësisht Melvin Richardson me tetë gola, Dika Mem me shtatë gola dhe Timothey N’Guessan me gjashtë gola. Te Aalborg, Mikkel Hansen shënoi tetë gola.

Është trofeu i 12-të i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, që e bën gjigantin katalanas rekordmen në garë. Nga ana tjetër, Aalborg do të jetë ende në pritje të trofeut të parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bundesliga
Kalo në kategori