LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do të vazhdojë ndjekjen e Joshua Kimmich, duke llogaritur në faktorin kyç

Barcelona do të vazhdojë ndjekjen e Joshua Kimmich, duke llogaritur në faktorin kyç

Barcelona po kërkon një pasardhës të Sergio Busquets këtë verë dhe menaxheri Xavi Hernandez e ka bërë të qartë se duhet të jetë prioriteti i tyre numër një, edhe përpara kthimit të Lionel Messit.

Xavi shkoi aq larg sa tha se një zëvendësim i Busquets ishte thelbësor për të konkurruar për tituj sezonin e ardhshëm. Kështu, Mundo Deportivo raporton se ata do të vazhdojnë ndjekjen e tyre për mesfushorin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Mesfushori gjerman ka qenë i lidhur me Barcelonën javët e fundit, pavarësisht raporteve nga Gjermania se ai nuk është në shitje me asnjë çmim.


Lewandowski nuk përmbahet, fton Kimmichin te Barcelona: Ia vlen të vish këtu
Lexo po ashtu Lewandowski nuk përmbahet, fton Kimmichin te Barcelona: Ia vlen të vish këtu

Barcelona synon t’i bëjë të ditur interesin e tyre në mënyrë formale pasi të marrin miratimin e La Ligës për planet e tyre financiare, dhe kështu lejen për të nënshkruar lojtarë pa kufizime.

Vetë Bayerni është në një gjendje fluksi, pasi drejtori sportiv Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn u shkarkuan, ndërsa në klub u kthye Karl Hainz Rummenigge.

Ekziston një faktor kyç mbi të cilin ata mund të jenë në gjendje të mbështeten – Kimmich është një tifoz i madh i Xavit. Me sa duket ai do të ishte i hapur për të dëgjuar planet e Xavit për të, pasi është rritur duke pasur idhull ish-kapitenin e Barcelonës.

Gavi mund të mbetet në stol sezonin e ardhshëm nëse Barcelona realizon planet e transferimeve të verës
Lexo po ashtu Gavi mund të mbetet në stol sezonin e ardhshëm nëse Barcelona realizon planet e transferimeve të verës

E përditshmja katalanase gjithashtu vë në dukje se Kimmich ka miq në klubin nga Camp Nou siç janë portieri Marc-Andre ter Stegen dhe sulmuesi Robert Lewandowski.

Barcelona ndoshta ka njëfarë besimi në aftësinë e saj për të ofruar Kimmich pasi e bëri këtë me Lewandowski verën e kaluar. Megjithatë, një sërë faktorësh janë të ndryshëm.

Sulmuesi polak ishte në vitin e fundit të kontratës së tij dhe po plaket në mesin e të tridhjetave. Lewandowski gjithashtu doli dhe deklaroi publikisht dëshirën e tij për t’u larguar, diçka që Kimmich mund të mos jetë i gatshëm ta bëjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori