Barcelona publikon një video me golat më të bukur të trajnerit të ri Sergi Barjuan

Klubi katalunas, Barcelona konfirmoi gjatë ditës së enjte emërimin e Sergi Barjuanit si trajner të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.
Koeman u shkarkua gjatë mbrëmjes së mërkurë, ndërsa gjatë ditës së enjte drejtuesit vendosen ta zëvendësojnë me Sergi Barjuan.
Sergi është legjendë e klubit nga Camp Nou dhe ishte duke udhëhequr aktualisht ekipin e Barcelona B.
49-vjeçari ka kaluar thuajse gjithë karrierën me Barcelonën, duke luajtur plot 13 vite, ku nëntë sezone erdhën për ekipin e parë mes viteve 1990-2002.
Legjenda e klubit i cili ka luajtur si mbrojtës i majtë ka zhvilluar 382 ndeshje duke shënuar edhe 11 gola.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































