Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Dortmund, grumbullohet Lionel Messi

212:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 04: Lionel Messi of FC Barcelona waves to the crowd prior to the Joan Gamper trophy friendly match at Nou Camp on August 04, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mrekullueshëm.
Kapiteni i tyre Lionel Messi është rikthyer dhe duket i gatshëm për lojë.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund.
E në këtë listë është përfshirë edhe Lionel Messi që prej disa javësh ishte jashtë fushave për shkak të lëndimit.
Gjithashtu për këtë takim është grumbulluar edhe sensacioni Ansu Fati që deri më tani ka shënuar dy gola në La Liga.
Tifozët katalunas mund ta shohin dyshen Messi-Fati për herë të parë në aksion në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Megjithatë Messi pritet që këtë takim ta nisë nga banka rezervë, pasi trajneri Valverde nuk dëshiron të rrezikojë shumë me të. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































