LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po e monitoron mbrojtësin meksikan Araujo, synon transferimin e tij në vitin e ardhshëm 

Barcelona po e monitoron mbrojtësin meksikan Araujo, synon transferimin e tij në vitin e ardhshëm 

Julian Araujo ka mundur të transferohet këtë verë te gjiganti spanjoll Barcelona.

Kampioni i shumëfishtë i La Ligas e ka parë nga afër në disa ndeshje mbrojtësin e djathtë meksikan, por pa arritur të gjejë marrëveshje me LA Galaxy për transferimin e tij.

21-vjeçari ka bindur drejtuesit e Barcelonës për ta transferuar dhe ai do të ndiqet deri në vitin e ardhshëm nga skautët e klubit katalunas.


Eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se Barça do ta ndjek lojtarin në të ardhmen, pasi ka edhe klube të rëndësishme evropiane që janë vënë pas meksikanit.

“Barcelona dëshironte të nënshkruante me Julian Araujo pasi ai është një talent shumë i vlerësuar dhe mbresëlënës – një për të ardhmen”.

“Nuk ka pasur ndonjë marrëveshje me LA Galaxy, por Barça do të monitorojë Araujon në muajt e ardhshëm dhe ta transferoj pas një viti”.

“Ka edhe klube tjera të rëndësishme që po e ndjekin Araujon”, ka shkruar Romano.

21-vjeçari ka një vlerë në tregun e transferimeve prej pesë milionë euro, derisa ai në tri vitet e fundit ka luajtur për ekipin e parë të La Galaxy.

Në 100 ndeshje zyrtare, Araujo ka shënuar një gol e ka bërë 12 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori