LAJMI I FUNDIT:

Barcelona përgatitet për transferimin e një tjetër talenti brazilian, nofka e tij është “Messinho”

Barcelona përgatitet për transferimin e një tjetër talenti brazilian, nofka e tij është “Messinho”

Një nga futbollistët më të kërkuar në 18 muajt e ardhshëm, pritet të jetë adoleshenti i Palmeiras, Estevao Willian.

16-vjeçari pritet të ndjekë trajektoren e njëjtë të bashkëlojtarit të tij Endrick, ani pse Willian do të transferohet tek Barcelona dhe jo Real Madridi.

Më herët këtë sezon, Estevao kishte zbuluar se ëndrra e tij është që t’i bashkohet gjigantit katalanas, pasi ka qenë tifoz i tyre për shumë vite.


Fatmirësisht për të, edhe Barcelona janë admirues të madh të stilit të tij të lojës dhe së shpejti pritet që të bëjnë një ofertë për të, sapo të gjendet një rrugë sa i përket anës financiare.

https://twitter.com/culersgrassroot/status/1743890503416910170

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona tashmë do të kishte bërë një lëvizje në drejtim të Estevaos, por vështirësitë financiare i kanë detyruar drejtuesit e klubit që të fokusohen në objektiva të tjerë.

Për shkak të moshë së tij, Estevao nuk mund të lëviz në Evropë të paktën deri në verën e vitit 2025, andaj në një të ardhme të afërt kur blaugranasit do të trokasin në derën e Palmeiras, klubi brazilian do të pajtohet me shitjen e tij.

Vitor Roque dukje i mërzitur për rastet e humbura kundër Las Palmas – kapiteni e ngushëlloi me një përqafim
Lexo po ashtu Vitor Roque dukje i mërzitur për rastet e humbura kundër Las Palmas – kapiteni e ngushëlloi me një përqafim

Si Estevao ashtu edhe agjenti i tij i kanë dhënë përparësi kalimit në Barcelonë dhe të gjitha shenjat tregojnë se një marrëveshje mund të arrihet brenda 18 muajve në vazhdim.

Ky do të ishte padyshim një lajm i mirë për katalanasit, të cilët së fundmi transferuan në radhët e tyre Vitor Roquen, një tjetër yll brazilian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori